Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Mirënjohëse SHBA-së”/ Rama: Blinken do të gjejë një Shqipëri, ku ka rilindur besimi te drejtësia

schedule16:35 - 10 Shkurt, 2024

schedule 16:35 - 10 Shkurt, 2024

Ndërsa është duke përgatitur vizitën e Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë, duke treguar dhe fokusimin që do të ketë vizita e 14 shkurtit. Së pari është drejtësia, e cila ka nisur goditjet edhe në nivel të lartë.

“Sekretari Blinken do të gjejë një Shqipëri mirënjohëse për miqësinë e pazëvendësueshme dhe për mbështetjen pa rezerva të Shteteve të Bashkuara në rrugën e transformimit tonë rrënjësor, e posaçërisht në këtë kohë, një Shqipëri falënderuese për partneritetin e çmuar të Shteteve të Bashkuara në reformimin historik të sistemit të drejtësisë”

Rezultatet që shpesh janë kërkuar, sipas Ramës janë dhënë dhe kjo siç duket do i raportohet në detaje Sekretarit të Shtetit, që e viziton Tiranën për herë të parë.

“Rilindja e besimit të publikut tek drejtësia, falë disa goditjeve kuptimplota antikorrupsion në nivelet më të larta, është një arritje e parë kuptimplotë e reformës në drejtësi në rrugën tonë të re të shtetbërjes demokratike, ku vendosja e sundimit të barabartë të ligjit përbën kushtin themelor të ndarjes epokale me të shkuarën njëqind e kusur vjeçare të pabarazisë para ligjit në këtë vend”.

Zgjedhja e Tiranës, thotë Rama, ka një vlerë të veçantë për Shqipërinë. Tek çështjet e rajonit, Kosova dhe tentativat për marrëveshje me Serbinë, do të zënë vend të veçantë.

“Shqipëria i ka shtrirë dorën e miqësisë të gjithë fqinjëve të rajonit dhe mbështet pa asnjë rezervë përpjekjet e BE-së dhe të SHBA-s, për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, si një çelës i padiskutueshëm strategjik për sigurinë, zhvillimin dhe mirëqenien e bashkësisë së popujve tanë në zemër të Europës, ku e shkuara e mbushur me tragjedi, konflikte e prapambetje, duhet t’ia lerë njëherë e mirë vendin të ardhmes së mbushur me mundësi, partneritete e progres”

Gjithashtu, Rama thotë se Sekretari Blinken në Tiranë do të gjejë një vend aleat të angazhuar për paqen, stabilitetin demokratik dhe bashkëpunimin e gjithanshëm në këtë rajon.

“Shqipëria është vijimësisht gati të angazhojë trupa dhe burime të reja, në kuadrin e angazhimit kolektiv të të gjitha vendeve anëtare për fuqizimin e NATO-s, në mbrojtje të vlerave të patjetërsueshme që mishërojnë vetë arsyen ekzistenciale të komunitetit tonë demokratik”

Ekonomia dhe përpjekjet një transformim në sektorin publik dhe atë privat, gjithashtu është një tjetër temë, së bashku me festën që investitorët amerikane të gjejnë të një vend të sigurt për investuar apo edhe për ta vizituar.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!