Aurelio De Laurentiis ka lëshuar akuza të forta për disa nga rivalët e Napolit në Serie A.
Presidenti i kampionëve në fuqi të Italisë, thekson se nuk është zgjidhje kalimi nga 20 në 18 skuadra në elitën e futbollit italian.
“Nuk zgjidhen problemet e Serie A me reduktimin në 18 skuadra. Ka një kampionat në anën e majtë të tabelës dhe një tjetër në krahun e djathtë.
Skuadrat që përfaqësojnë qytete me nga 20 mijë banorë, deformojnë kampionatin”, shprehet De Laurentiis.
I cili ka ankesa edhe në lidhje me futbollistët ekstrakomunitarë dhe kërkon që të aplikohen kontratat 7 apo 8-vjeçare siç po veprohet në Angli nga klube si Chelsea.
Presidenti i Napolit kërkon gjithashtu që klubet të kenë më shumë fuqi në vendimmarrje rinovimesh apo shitjesh krahasuar me menaxherët e futbollistëve./ h.ll/abcnews.al