“Dinarin e ktheu në çështje politike”, Duriqi: Kurti po vështirëson mbrojtjen nga aleatët të Kosovës kundrejt Rusisë

schedule16:42 - 8 Shkurt, 2024

schedule 16:42 - 8 Shkurt, 2024

Gazetari Visar Duriqi ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti çështjen e dinarit e ktheu në çështje politike. Në një lidhje me Skype për “Ballkan Update”, ai deklaroi se Kurti po vështirëson mbrojtjen nga aleatët të Kosovës kundrejt Rusisë.

Sipas Duriqit, është shumë e dukshme që Kurti është thjesht një politikan i zakonshëm, i cili do të ruajë pushtetin e tij dhe këtë po e provon në çdo formë.

Pritet që në këtë sension të komentojë dhe këtë vendim për dinarin. Këtë herë, po them që prej të hënës në mëngjes, sot është e enjte dhe ambasadorët kanë shkuar, si pasojë duket që është presion i ndërkombëtarëve. Të paktën qeveria e Kosovës të ketë një lidhje ku të diskutohet për çështjen e Banjkës. Ndoshta në OKB, kryeministri Kurti mund të dalë dhe mund të thotë që ishte një agresion prej Serbisë.

Duket që ka ndryshim të qendrimeve të amerikanëve për Kosovën, për shkak të çështjes së dinarit. Edhe për dinarin ka pasur një qendrim të njëjtë që të mos nguten. Kurti dhe miqve ndërkombëtarë po ia vështirëson që ta mbrojnë Kosovën kundrejt Rusisë.

Në Shqipëri ne kosovarët kur shkojmë e kemi me dy opsione që të paguajmë me euro dhe lekë. Prandaj Kurti po e kthen më shumë në çështje politike, se sa në çështje teknike.

Është mëse e dukshme dhe e provuar që Kurti nuk ëështë asgjë më shumë se sa një politikan i zakonshëm i Ballkanit, i cili do vetëm të ruajë pushtetin e tij. Krahasimi i asaj që sot bën Kurti është që mungesa e dënimit të krimeve të luftës, ta përkthejë në votë. Qytetari kosovar e shikon Kurtin si kryeministrin që do të shpëtojë popullin dhe do të vendos drejtësinë e munguar”, u shpreh gazetari.