E papritur, Ceferin vendos të mos kandidojë për një tjetër mandat si kreu i UEFA-s

schedule14:36 - 8 Shkurt, 2024

schedule 14:36 - 8 Shkurt, 2024

Aleksander Ceferin nuk do të kandidojë edhe për një mandat të tjetër në krye të UEFA-s, në zgjedhjet e 2027-ës, pavarësisht se Qeveria Europiane e Futbollit modifikoi edhe zyrtarisht statutin e kandidimit, kreu aktual i UEFA-s nuk do të kërkojë një tjetër mandat në zgjedhjet e ardhshme.

Kundër modifikimit të statutit votoi vetëm Federata Angleze, ndërsa Ukraina abstenoi, megjithatë Ceferin deklaroi se ky do të jetë mandati i tij i fundit dhe se nuk do të kandidojë sërish në vitin 2027.

Aleksander Ceferin erdhi në krye të UEFA-s, në 2016-ën, pas pezullimit të kreut të atëhershëm, Michel Platini dhe një nga rregullat që miratoi, ishte kufizimi i i presidencës në maksimumi 3 mandate.

Më pas slloveni u rizgjodh në 2019-ën dhe 2023-shin, duke çuar në tre numrin e mandateve të tij, megjithatë pretendimi i Ceferin ishte që mandati i parë ishte i ardhur nga situata e jashtëzakonshme dhe ishte më i shkurtër se normali, ndaj nuk duhej llogaritur. /i.m /abcnews.al