Ish kryebashkiaku I Kukësit, Safet Gjici kërkon pafajësin në gjykatë. Në seancën gjyqësore këtë të mërkurë, Gjici pretendoi se për videon intime me Alma Kacin e ka paguar kundërshtari i tij politik Abedin Uruci.
Gjici u përlot në gjykatë në momentin që kërkoi ndjesë për familjarët për atë që kishte ndodhur. Sipas Gjicit konflikti mes tij dhe Abedin Urucit ka nisur për shkak të rrethimit të një prone që në të vërtetë ishte pjesë e bashkisë.
Gjici i tha gjykatës se është i pa fajshëm dhe kërkoi lirimin nga qelia. Sipas Gjicit, Uruci ka paguar Alma Kacin për ta futur atë në kurth me qëllim që të humbiste postin e kryetërit të Bashkisë.
“Kam disa gjëra shtesë për të thënë përpos atyre që tha avokati. Përplasja ime me Abedin Orucin ka nisur që në vitin 2019 kur unë në cilësinë e kryetarit të bashkisë i hoqa atij rrethimin me kangjella hekur te sheshit para bashkisë sepse nuk ishte pronë e tij. Këtë gjë e provova në bazë të dokumetave në kadastër që ajo tokë nuk ishte e Abedin Orucit. Bëhet fjalë për 9.3 dylym toke. Po ashtu une nuk kam lejuar që Abedin Oruci të ndërtojë një objekt pa leje në afërsi të liqenit të Kukësit. Po ashtu me Orucin kam pasur edhe përplasje fizike ditën që ka qenë në Kukës ambasadorja holandeze. Kam bere kallezim për Orucin, 5 akuza ka pasur në ngarkim të tij në Prokurorin e Kukësit por kanë arritur që t’i pushojnë. Konflikti mes nesh ka qene i hapur dhe ai e paguajti Alma Kaçin ne shenje hakmarrje pse une nuk e lashe te zaptonte pronat e bashkise dhe te ndertonte ne menyre te paligjshme. Ai ka qene 1 vit e ca ne kerkim per ceshtjen e ndertimeve paleje. Abedin Oruci me ka sulmuar per shkak të detyres, që nga 2019 pasi une skam pas asgje personale kam bere vetem detyren. Kush më ka dhënë substance narkotike Alma Kaci me bashkëpuntorin e saj pse këtë fakt nuk e heton prokuroria. Pse Alma pasi beri videon ja dha Abedin Orucit, pse nuk është hetuar ky fakt, ndërkohë që une hetohem prej 6 muajsh a thua se kam krijuar organizatë terroriste. Ku është premtimi qe i kam bërë unë Alma Kacit per projektin se nga telefoni im nuk doli asgjë ndërkohë që ajo kishte komunikuar me Orucin. Une i thashe shko tek zëvendësi Almës, por ajo as aty nuk e dorëzoi. Ne buxhetin e 2023 ne nuk kishim te parashikuar një gjë të tillë fond për qentë. Ata me sulmuan pse nuk i lejova te ndertojnë pa leje dhe të pervetësojnë tokën. Unë kam marrë dënimin me te madh, dënimi është moral u kërkoj falje familjarëve të mi dhe qytetareve të Kukësit, Oruci donte që të iki unë dhe të vinte në zbatim projektet e tij, shkoni në Kukës dhe shikoni si i kane zaptu pronat e bashkisë. Abedin Oruci ndër vite ka pas 25 ceshtje penale. Unë kërkoj pafajësi, sepse nuk kam shkel asnjë ligj”, u shpreh Gjici.
Ndërkohë, pala mbrojtëse e Gjicit insistojnë që Alma Kaci është paguar për të realizuar videon dhe po ashtu ajo ka pas komunikime me Abedin Orucin në lidhje me çështjen e videos dhe karten memorie që është bëtë regjistrimi. Sipas mbrojtjes, prokuroria nuk ka gjetur paisjen origjinale me të cilën është bërë regjistrimi sepse në bazë të akt-ekspertimit të kartmemories që u gjet në gotë me të cilën dyshohet se u bë regjistrimi nuk rezuton që të jetë e regjistruar aty. Pamjet janë gjetur tek një USB në banesën e Kaçit. Po ashtu njohja mes Abedinit dhe Almës është e hershme dhe ata kane folur vazhdimisht me njeri-tjetrin në lidhje me këtë çështje.
Safet Gjici akuzohet nga SPAK për veprën penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, të parashikuara nga neni 260 i K. Penal, hetuar me masën e sigurisë “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale (ekzekutuar në datë 24.06.2023).
Në përfundim të hetimeve paraprake të këtij procedimi penal, janë përftuar prova dhe të dhëna nga analizimi i të cilave ka rezultuar se e pandehura Alma Kaçi, është personi që i ka ofruar/dhënë përfitime të parregullta të pandehurit Safet Gjici, me detyrë Kryetar i Bashkisë Kukës dhe se ky i fundit pasi ka përfituar prej saj përfitimin e parregullt, në formën e favorit seksual, ka premtuar/pranuar ta ndihmojë me projektin e saj të mbrojtjes së qenve dhe ta paraqiste më tej në mbledhje të Këshillit Bashkiak të Bashkisë Kukës. /abcnews.al