Buzëqesh Xavi, infermieria po zbraset për sfidën ndaj Napolit në Champions League

schedule15:13 - 7 Shkurt, 2024

schedule 15:13 - 7 Shkurt, 2024

Dy javë për t’u përgatitur për ndeshjen shumë të rëndësishme të Champions League kudnër Napolit. Barcelona e sheh infermierinë duke u zbrasur gradualisht dhe Xavi më në fund mund të buzëqeshë pas një periudhe shumë të komplikuar. Inigo Martinez ka luajtur tashmë kundër Alaves, Ter Stegen ka ditë që stërvitet me grupin dhe synon të kthehet në fushë si titullar kundër Granada, në ndeshjen ku edhe Sergi Roberto gjithashtu mund të kthehet në skuadër.

Rikthimi i menjëhershëm i Marcos Alonso dhe Ferran Torres është më i vështirë, pasi ata janë të përjashtuar për ndeshjen e parë në “Maradona”, por ndoshta do të jenë në dispozicion për sfidën e kthimit. Ai që duket se është rikuperuar është Raphinha. Sulmuesi brazilian tashmë po punon në fushë dhe synimi i tij është të jetë gati më 21 shkurt, kur do të luhet ndeshja e parë e 1/16-ave të Champions League.

Raphinha po punon fort për t’u rikthyer sa më shpejt dhe për t’i dhënë pak pushim Lamine Yamal, i cili ka luajtur titullar pesë ndeshje radhazi.

Braziliani mund të hartohet kundër Celtas dhe më pas të jetë në gjendje të jetë në maksimumin e tij kundër skuadrës së Mazzarit./h.ll/abcnews.al