Arabia Saudite: Nuk ka marrëdhënie diplomatike me Izraelin pa njohjen e shtetit palestinez

schedule11:52 - 7 Shkurt, 2024

schedule 11:52 - 7 Shkurt, 2024

Arabia Saudite ka thënë se “nuk do të ketë marrëdhënie diplomatike me Izraelin nëse nuk njihet shteti i pavarur palestinez”.

“Mbretëria i ka komunikuar qëndrimin e saj të prerë administratës amerikane se nuk do të ketë marrëdhënie diplomatike me Izraelin nëse nuk njihet një shtet i pavarur palestinez në kufijtë e vitit 1967 me Jerusalemin Lindor si kryeqytet” tha ministria e Jashtme në një deklaratë.

Ministria përsëriti “thirrjen e tij drejtuar anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që nuk e kanë njohur ende shtetin palestinez, për të përshpejtuar njohjen e shtetit palestinez në kufijtë e vitit 1967, me Jerusalemin Lindor si kryeqytet”.

Lufta e Gazës ka vënë fokusin e vazhdueshëm në idenë e zgjidhjes me dy shtete të konfliktit izraelito – palestinez, edhe pse negociatat kanë qenë në rënie prej vitesh.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se nuk do të bëjë kompromis për sigurinë e plotë izraelite në perëndim të lumit Jordan dhe se kjo është në kundërshtim me një shtet palestinez.

Vendet duke përfshirë SHBA- në dhe Britaninë e Madhe kanë përsëritur mbështetjen e tyre për zgjidhjen me dy shtete.

/abcnews.al