Një automjet në pronësi të shtetasit Selamet Maze është djegur gjatë natës në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “15 Tetori”, ndërsa dyshohet se automjeti është djegur qëllimisht.
Sipas informacioneve makina është marrë me qira rreth pesë ditë më parë. Ndërkohë në dëshminë e tij në polici ka thënë se nuk ka dijeni përse mund t’i jetë djegur automjeti. Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Siç shihet edhe nga pamjet mjeti është shkrumbuar totalisht, ndonëse zjarrfikësit kanë ndërhyrë për shuar flakët.
“Sot, në lagjen “15 Tetori”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet “Volkswagen”, ku ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.
/abcnews.al/