Studiuesi Frano Kulli ka botuar veprën poetike autentike të Ndre Mjedës pas 40 vitesh. I ftuar në emisionin ‘Pas Mesnate’, ai ka ndarë detajet nga ky botim, mbi të gjitha është ndalur dhe te arsyet pse ka ka zgjedhur ta botojë veprën e Mjedës pas kaq shumë vitesh.
Kulli ka theksuar se kjo vepër është e pacunguar dhe nuk ka asnjë nga mangësitë e kohës së dikurshme.
“Motivi i parë ka qene ky që ju e theksuat, pasi për herë të dytë dhe të fundit, një botim i plotë, është ai që përgatit studiuesi Idrizi dhe botohet në 1988 në shtëpinë e vetme botuese të asaj kohe “Naim Frashëri”. Prej asaj kohe, nuk kemi pasur ndonjë botim të atij niveli siç qe ai i 1988. Sigurisht kjo mungesë në duart e lexuesit, e një poeti si Mjeda ka qenë shtysa e parë. Së dyti, sipas arsyetimit tonë, edhe momenti tjetër se në këto botime si ai 1988 dhe ai i mëhershmi në Kosovë, i përgatitur në 1982 nga Sabri Hamiti, në të dy botimet sipas mendimit tonë ka pasur ato cungimet le të themi mangësitë e veta të kohës për t’u botuar. Këto na kanë shtyrë ne për t’u marrë me këtë vepër”, u shpreh studiuesi./abcnews.al