FOTO/ Trafikonin armë dhe lëndë shpërthyese, kush janë tre të arrestuarit nga Kosova

schedule12:14 - 5 Shkurt, 2024

schedule 12:14 - 5 Shkurt, 2024

TIRANË- Tre persona nga Kosova janë vënë në pranga pasi u përfshinë në një aktivitet kriminal të trafikut të armëve dhe lëndëve eksplozive në drejtim të Shqipërisë.

Të arrestuarit janë Lion Pira, Shkëlqim Halabaku dhe Rigon Maliq.

Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, tha se gjatë aksionit janë zbuluar 203 kallëpe tritoli me peshë mbi 40 kilogramë. Sipas tij, sasia e lëndës eksplozive do të përdorej në Shqipëri në ngjarje kriminale./ n.m.abcnews.al