Polakët sërish për “pazar” në Kosovë, Ballkani pranë shitjes së “yllit” të sulmit

schedule11:36 - 5 Shkurt, 2024

schedule 11:36 - 5 Shkurt, 2024

Pasi siguruan shërbimet e qendërmbrojtësit shqiptar, Eneo Bitri, polakët e Cracovia duket se duan edhe një tjetër shqiptar në organikën e tyre, i cili ka spikatur jo pak në skuadrën e tij. Bëhet fjalë për “fantazistin” e “Dardanëve” të Ballkanit, Nazmi Gripshi, me këtë të fundit, që ka shënuar plot 11 gola e ka asistuar 3 të tjerë, në 29 përballjet e këtij sezoni.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave, për 26-vjeçarin, prodhim i akademisë së Teutës e i rritur më tej te Skënderbeu, polakët e Cracovia kanë bërë gati një ofertë prej 400 mijë eurosh dhe duket se gjithçka të mbyllet me sukses, brenda 48 orëve të ardhshme, me “fantazistin” nga Durrësi, që është gati të bëjë një tjetër hap të rëndësishëm të karrierës.

Kampionët e Kosovës duket se janë kthyer në “furnitorët” e preferuar për skuadrat e Ekstraklasa, teksa vetëm pak ditë më parë ishin “gjigantët” e Legia Warzaw, që që shpenzoi 400 mijë euro për të marrë “yllin” e mesfushës, Qëndrim Zyba, me këtë të fundit që te Legia gjeti dyshen shqiptare Muçi-Çelhaka. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!