Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj në një komunikim për mediat ka bërë sot bilancin vjetor. Gjatë fjalës së saj ajo theksoi se nuk ka çështje të prapambetura.
“Pavarësisht ngarkesës së çështjeve gjykata ka bërë përpjekje për përmbushjen e objektivave të saj, me qëllim dhënien e një drejtësie funksionale. Gjykata ndërmori nisma konkrete për përmirësimin e veprimtarisë në disa drejtime, miratoi rregullatoren dhe ridimensionoi marrëdhëniet me të dhe me publikun”, ka thënë ajo.
Po ashtu shtoi se gjatë vitit 2023 gjykata siguroi angazhimet e partnerëve ndërkombëtare, ndërsa shtoi se synojnë cilësi në vendimmarrje.
“Veprimtaria e Gjykatës Kushtetuese gjatë vitit 2023 ishte përkushtues”, tha Zaçaj.