Të paktën 23 luftëtarë pro-iranianë u vranë në sulmet ajrore të SHBA-së në Sirinë lindore, sipas një raporti të ri nga Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.
Sipas drejtorit të kësaj organizate joqeveritare, Rami Abdel Rahman, dhjetë luftëtarë pro-iranianë janë vrarë në provincën Deir Ezzor dhe 13 në provincën al-Mayadeen.
Sulmet e SHBA-së në Irakun perëndimor të premten kundër grupeve të armatosura pro-iraniane shkaktuan 16 viktima përfshirë civilë, sipas një raporti zyrtar sot nga zëdhënësi i qeverisë Bassem al-Awadi.
Me këto goditje, “siguria e Irakut dhe e rajonit janë në buzë të humnerës”, thuhet në deklaratën e qeverisë.
Që kur shpërtheu lufta midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza në tetor, forcat e armatosura amerikane kanë sulmuar të paktën 100 herë Irakun dhe Sirinë, me dronë dhe raketa.
/abcnews.al