Presidenti iranian, Ebrahim Raisi tha se vendi i tij nuk do që të fillojë një luftë, por do t’i përgjigjet me forcë kujtdo që e sulmon atë.
“Ne nuk do të fillojmë asnjë luftë, por nëse dikush dëshiron të na keqtrajtojë, ata do të marrin një përgjigje të fortë,” tha Raisi në një fjalim televiziv, raportoi media shtetërore.
“Ne kemi thënë shumë herë se ne nuk do të jemi iniciatorët e asnjë lufte, por nëse një vend, një forcë mizore, dëshiron të ngacmojë, Republika Islamike e Iranit do të përgjigjet me vendosmëri. Fuqia ushtarake e Iranit në rajon nuk ishte dhe nuk është një kërcënim për asnjë vend por një burim sigurie tek i cili vendet në rajon mund të mbështeten dhe t’i besojnë. Sot armiku nuk ka mundësi të bëjë asgjë kundër nesh sepse e di që forcat tona janë të fuqishme dhe të afta”, përfundoi ai./abcnews.al