Grupi i armatosur pro Iranit, Al-Nujaba zotohet të vazhdojë sulmet ndaj trupave amerikane

schedule11:49 - 2 Shkurt, 2024

schedule 11:49 - 2 Shkurt, 2024

Lëvizja pro Iranit në Irak, Al-Nujaba thotë se synon të vazhdojë me sulmet ndaj forcave amerikane në Lindjen e Mesme, pavarësisht kërcënimit të Uashingtonit për të kundërpërgjigjur pasi tre ushtarë të saj u vranë në Jordani.

“Çdo sulm i SHBA do të rezultojë në një përgjigje të përshtatshme”, tha kreu i al-Nujaba, Akram al-Kaabi në një deklaratë, shkruan Al Jazeera.

Grupi i armatosur do të vazhdojë veprimet e tij derisa të plotësohen kërkesat e tij për largimin e trupave amerikane nga Iraku dhe përfundimin e luftës së Izraelit në Gaza./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!