Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kosova “zhduk” dinarin/ Eksperti i ekonomisë: Duhet bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar

schedule16:20 - 1 Shkurt, 2024

schedule 16:20 - 1 Shkurt, 2024

Eksperti i ekonomisë Safet Gerxhaliu, në një intervistë në “Ballkan Update”, foli për vendimin e qeverisë së Kosovës për të pezulluar dinarin. Gjatë kësaj interviste, Gërxhalliu e vlerësoi si një qëndrim jo të drejtë, duke shtuar se Kosova duhet të koordinohet me ndërkombëtarët.

Gjithashtu shtoi se partitë politike nuk duhet të luftojnë vetëm për pushtet, por ka ardhur koha që në fokus të vendosin qytetarët.

“Kosova është në masa apo sanksione, këto sanksione e kanë dëmtuar imazhin e Kosovës. Besoj që duhet të kemi maturi dhe nuk duhet të bimë pre e një uforie për protagonizëm. Por të punohet për rrugën e Kosovës drejt Europës.



Dua të besoj që nuk do të jetë e vërtetë, por ky vendim për dinarin do të jetë një betonim apo zgjatje e sanksioneve të BE përballë Kosovës. Do të ketë efekte negative në shumë dimensione, do të jenë ngadalësuese në aspektin e integrimit. Qytetarë të Kosovës sot janë të ndëshkuar të jenë të barabartë me agresorin tonë. Faktori ndërkombëtar është i vetëdijshëm që ekziston ligji, nuk kërkon zhbërje, por një pezullim derisa të zgjidhjet një gjë e tillë”, ka thënë ai.

Kurti sfidon BE për dinarin;

Eksperti i ekonomisë: Mes ambasadorit amerikan Hovenier dhe kryeministri Kurti do të zhvillohet një takim për këtë çështje sot. Është e vërtetë që ekzistojnë ligjet apo rregullat, por krahas ligjeve duhet të analizohen të gjitha. Pra rrethanat janë që duhet të ketë bashkërenditje me faktorin ndërkombëtarët dhe duhet të tregohet besnikëri ndaj tyre.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!