Beleri, mbyllet pyetja e dëshmitarëve/ “Kryebashkiaku rezulton i dënuar”. Seancën tjetër pretenca e SPAK

schedule15:25 - 1 Shkurt, 2024

schedule 15:25 - 1 Shkurt, 2024

Është mbyllur pyetja e dëshmitarëve në seancën e radhës së procesit gjyqësor për Fredi Belerin, kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, i cili është vendosur nën akuzë për shitblerje votash. Ndërkohë, seanca e radhës, do të mbahet me datë 13 Shkurt në orën 14:00 dhe do të lexohet pretenca nga Prokuroria.

LEXO EDHE: Përfundon procesi gjyqësor për Belerin, ja kur do të jepet pretenca

Në një lidhje për NeWs Hour, gazetari Ermal Vija ka ndarë dhe fjalën e avokatit të Belerit, Geni Gjyzari, i cili ka thënë se GJKKO nuk pranon asnjë prove të tyren dhe duket qartë se duan ta dënojnë.

E tha dhe specialistja tha se ai është i padënuar është rehabilituar. Ka pasur një dënim kur ka qenë i ri, një njeri nuk mund të rri për 20 vite. Sot procesi pati edhe një dimension tjetër të paligjshme. I kërkon informacion në lidhje me pagesën e Arsen Ramës.

Shpagimi i dëshmitarit është vepër penale. E bëjnë procesin të paligjshëm. Nuk kanë guximin të marrin asnjë prove në fund. Duket qartë se duan të dënojnë. Kur je i dënuar të jep historikun. Se pranoi gjykata nuk pranon asgjë tonën”, tha ndër të tjera avokati Gjyzari./abcnews.al