Një konflikt mes dy banorëve ka ndodhur në Zejmen të Lezhës.
Gazetari i ABC News, Gjergj Figuri raporton në konflikt janë përfshirë Hil Plepi dhe Gjon Kola. Ky i fundit ka mbetur i plagosur me mjet prerës
Mësohet se konflikti ka ndodhur për motive pronësie.
I dëmtuari ndodhet në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori i dyshuari është shoqëruar në ambientet e Policisë.
Grupi hetimor vijon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj./abcnews.al