Rritet bilanci tragjik i viktimave si pasojë e luftës në Gaza.
Ministria e Shëndetësisë në enclave ka raportuar se numri i viktimave i ka kaluar 27 mijë, shkruan Al Jazeera.
Ndërkaq, më shumë se 66 mijë të tjerë janë plagosur nga lufimet.
Më herët, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu këmbënguli se një marrëveshje me Hamasin për të siguruar lirimin e më shumë se 100 pengjeve që ende mbahen në Gaza nuk do të vijë “me asnjë çmim”, pasi protestat e përhapura vazhdojnë në Izrael./abcnews.al