Pas eleminimit nga Kupa e Mbretit, humbjes ndaj skuadrës së Villarreal, dorëheqjes së teknikut, Xavi, si dhe një sërë mungesah, në të gjitha repartet, mbrëmjen e kësaj të mërkure, “Katalanasit” e Barcelona-s kanë marre një tjetër lajm të “hidhur”, që pritet t’ua shkatërrojë edhe më shumë sezonin katastrofik që po kalojnë.
Këtë herë bëhet fjalë për “bomberin” spanjoll, Ferran Torres, i cili gjatë përballjes me skuadrën e Osasuna ka lënë i përlotur fushën e lojës dhe duke rrezikuar seriozisht vazhdimin e sezonit dhe pjesëmarrjen në Evropian. “Fantazisti” i sulmit po ndiqte në sprint topin kur u ndal duke treguar se kishte probleme në këmbën e djathtë.
Lojtari u ul në tokë dhe pasi mori ndihmën e mjekëve, doli nga fusha e lojës duke qarë e sipas raportimeve më të fundit të mediave spanjolle, një problem i tillë pritet ta lërë minimalisht një muaj larg fushave të lojës e nuk është aspak çudi që kjo të dëmtojë shanset që ka për të qenë në formë për Evropianin, sidomos nëse do të ketë dëmtuar tendinën. /i.m /abcnews.al