Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Akuzohen për shpërdorim detyre, ekstradohen nga Franca dy persona, njëri prej tyre ish drejtori i Kadastrës së Kurbinit

schedule13:57 - 31 Janar, 2024

schedule 13:57 - 31 Janar, 2024

Dy persona, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, janë ekstraduar nga Franca. Policia njofton se është ekstraduar 52 vjeçari Kastriot Piroli, ish drejtor i Zyrës së Kadastrës në Kurbin, pasi ishte dënuar nga gjykata e Kurbinit me 5 vite burg për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim.

U ekstradua gjithashtu edhe një 42 vjeçar, ish punonjës policie në Vlorë, pasi ndaj tij ishte dhënë masa e sigurisë ‘arrest me burg’ për veprën penale shpërdorim detyre.

Ky shtetas akuzohet se me veprimet dhe mosveprimet e tij, ka favorizuar shtetas të ndryshëm që ushtronin veprimtarinë kriminale të kultivimit të narkotikëve në Himarë./abcnews.al



 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!