Të tjera probleme për Neymar, një hungareze pretendon se ka një fëmijë me brazilianin dhe kërkon testin e ADN-së

schedule08:03 - 31 Janar, 2024

schedule 08:03 - 31 Janar, 2024

Braziliani Neymar është jashtë fushave të lojës në vazhdimin e këtij sezoni për shkak të dëmtimit që ka pësuar. Por ai vazhdon të mbetet protagonist në faqet e mediave, për çështje që kanë pak lidhje me futbollin.

Mediat braziliane publikojnë lajmin e se Gabriela Gaspar, një shtetase hungareze, ka kërkuar zyrtarisht nëpërmjet avokatëve që Neymar të bëjë testin e ADN-së, pasi pretendon se ka një vajzë me sulmuesin brazilian dhe se ajo tashmë është 10-vjeçare dhe ka nevojë për mbështetje financiare nga i ati.
Gaspar ka bërë të ditur se ishte njohur me Neimar kur ky i fundit kishte udhëtuar drejt Bolivisë për një ndeshje me kombëtaren e Brazilit në vitin 2013 dhe pasi kishin kryer marrëdhënie seksuale, kishte mbetur shtatzënë.

Prej shumë vitesh ajo kishte kërkuar në të gjitha mënyrat që të kontaktonte me Neymar dhe familjen e tij, por pa sukses e kështu, i ishte drejtuar më në fund gjykatës që të kërkonte që Nejmar të paguante 30 mijë euro në muaj për rritjen e vajzës që kishin bashkë.

Ajo ka prezantuar si prova para gjykatës të gjitha mesazhet dhe letrat që i ka dërguar vazhdimisht familjes së Neymar pa marrë përgjigje dhe nëse gjykata i pranon si prova, Neymar do të jetë i detyruar që të bëjë testin e ADN-së./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!