Deputeti Agron Gjekmarkaj u shpreh se PD ka një histori të madhe, ndonëse nuk mund të kthehet siç ka qenë.
Gjatë intervistës në emisionin “Real Story” në ABC, komentoi edhe qëndrimet e ish-kryeministrit Sali Berisha duke thënë se tashmë pas 34 vitesh do të duhej të kishte hequr dorë.
I pyetur nëse PD mund të jetë e bashkuar me Lulzim Bashën apo me Flamur Nokën, shtoi se nuk është pro idesë që t’i mbyllet dera njërës apo tjetrës palë, pasi sipas tij një parti e madhe ka nevojë që të gjithë të jenë të përfshirë.
“Një parti e madhe ka nevojë për të gjithë, ka nevojë për zotin Noka, do të kishte nevojë për zotin Basha nëse do të dëshirojë të rikthehet. Ne tentuam që ta mundin zotin Berisha, dhe besoj që pas 34 vitesh nuk do të duhej të ishte në drejtim, por ndoshta një aset. Megjithatë ai hyri në njëlloj lëvizje. Rezulton që ai ka ende shumë vota. Por çështja është a do t’i bashkojmë gjithë këto, apo do t’i themi zotit Berisha rri se do të bëjmë opozitën tonë? PD nuk mund të rikthehet siç ka qenë, por ende mund t’i bëjë shërbim Shqipërisë të jetë një parti ku të respektohen të gjithë”, tha ndër të tjera Gjekmarkaj.
/abcnews.al/