Gjithçka zyrtare, mbrojtësi i Dinamos vijon karrierën në elitën e futbollit kosovar

schedule18:16 - 30 Janar, 2024

schedule 18:16 - 30 Janar, 2024

Kjo merkato janari ka qenë tepër e ngarkuar për klubet e Kategorisë Superirore, ku lëvizjet ishin të shumta, si në hyrje ashtu edhe në dalje. Ndër klubet, më aktive ishte edhe “Nëndetësja Blu” e Dinamo City, me këta të fundit, që mesditën e kësaj të marte kanë larguar një tjetër lojtar, nga skuadra e tyre.

Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin kolumbian, Juan Camilo Mesa, me 25-vjeçarin, që u afrua te “Dinamovitët” në verën e vitit të shkuar, nga skuadra kroate e Sibenik, mirëpo me vetëm 7 ndeshje në elitën e futbollit shqiptar, ku arriti të gjente edhe një asistim, duket se “shtatlarti” nuk arriti të bindë teknikun, Dritan Mehmeti, për të vazhduar më tej karrierën e tij, në Superiore.

Në të tilla rrethana, Mesa ka nisur një “aventurë” të re, në Kosovë e më konkretisht se skuadra e Dritës, me këta të fundit, që kanë njoftuar këtë të martë, tifozët e tyre mbi këtë lëvizje të papritur. Kolumbiani pritet të qëndrojë jo pak te skuadra, që militon në elitën e futbollit të “Dardanëve”, teksa ka nënshkruar një kontratë deri në verën e vitit 2025. /i.m /abcnews.al

Postimi i plotë i klubit të Dritës:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!