Kryeministri Edi Rama deklaroi se fokusimi te arsimi, është jetik për vendin tonë.
Gjatë fjalës së tij në aktivitetin “Programi Kombëtar i Zhvillimit Profesional të Mësuesve”, Rama u shpreh se duhet forcuar figura e mësuesit dhe t’i jepet forcë, motivim e aftësi për t’u përballur me atë që koha sjell përpara sistemit arsimor.
Kreu i qeverisë nënvizoi se brenda pak muajsh, paga mesatare për mësuesit do të shkojë 950 euro. Sipas tij, duhet bërë çdo gjë për të mbrojtur kapitalin njerëzor, teksa shtoi se do të ketë nivele të ndryshme pagash sipas meritës dhe kontributit.
“Ky është një moment i rëndësishëm, sepse cakton nisjen e një faze të re të reformimit të sistemit të arsimit dhe vë në qendër të vëmendjes mësuesin, si forcën e pazëvendësueshme të sistemit dhe si një autoritet që duhet mbështetur më shumë, atribuar më shumë dhe duhet afirmuar më shumë. Arsyeja pse ne e shikojmë të domosdoshëm hapjen e kësaj faze te re, është sepse, ju jetoni përditë me çfarë sjell koha në klasë përmes fëmijëe, të cilët janë çdo vit e më sfidues, për arsye të mjedisit ku jetojnë dhe të furtunës së tekonologjisë, për faktin që sot, sfida e shpejtësisë së kohës po bëhet e atillë që po merr përmasa realisht, sa të frikshme, aq edhe frymëzuese. Nevoja për t’u adaptuar me kohën, jo shumë vite më parë, ka qenë shumë më e përballueshme sesa është sot. Sot, nevoja për t’u adaptuar është gati e papërballueshme. Prurja e informacionit dhe zgjerimi i pabesueshëm i kanalave të informacionit, ku teknologjia po merr gjithnjë e më shumë një rol të jashtëzakonshëm, vënë në pikëpyetje shumë gjëra që ne i kemi marrë të palëvizshme, na vë para sfidës së madhe, të ruajmë disa themele dhe ekulibra që janë të kërcënuara. Të fuqizojmë sa më shumë mësuesin, t’iu japim mësuesit forcë, motivim, aftësi për t’u përballur me atë që koha sjell përpara sistemit arsimor.
Dua të them që ne do të bëjmë gjithcka mundemi, do bëjmë të pamundurën, që në këtë fazë, të rrisim mbështetjen e gjithashnme për shkollën dhe për mësuesit. Është një kohë në të cilën, ka filluar një luftë pa armë, shumë e egër për kapitalin njerëzor. Vendet më të zhvilluara, të cilat sot po përballen me fenomenin e plakjes, janë investuar dhe do të investohen për të marrë kapital njerëzor nga të tjerët, pa asnjë mëshirë. Fuqia tërheqëse e tyre për kapitalin tonë njerëzor, mbetet shumë sfiduese për të gjithë ne. Të mbrojmë sa të mundemi kapitalin tonë njrëzor dhe cilësinë e kapitalit tonë njerëzor. Mund të gjendemi para një situate të pamundur. Shqipëria është sot në një tjetër nivel, reflektim janë edhe rritjet e pagave, të cilat, do të vazhdojnë, ndërkohë që sot jemi në kushtet që mund ta vëmë potencialin e vendit tonë në dispozicion të familjeve shqiptare, përballemi me nevojën që çlirimi i këtij potenciali, vë nevojën për kapital njerëzor, për njerëz të kualifikuar.
Patjetër që ky nuk është një moment ku ka vetëm një zgjdhje, është një moment ku kërkohen shumë zgjdhje, në të gjitha drejtimet. Fokusi te arsimi është jetik. Nuk jemi më në kohën që ishim, kur mësuesit ishin tërësisht të braktisur dhe të pambrojtur. Sot jemi në një kohë tjetër, çdo mësues e ka të garantuar vendin falë aftësisë së vet. Ky është themeli më fillestar, kjo nuk mjafton. Nuk mjafton as vetëm rritja e pagave. Pagat së shpejti, brenda pak muajsh, do të shkojnë mesatarisht 950 euro, por nuk mjafton. Prandaj ne na duhet të reformojmë sistemin. Ne duhet të bëjmë të mundur që përveç pagës uniforme, të ketë nivele të ndryshme pagash, sipas meritës, sipas kontributit. Na duhet një sistem i besueshëm kualifikimesh, trajnimesh, kreditesh.
Ne besojmë që mund t’ia dalim kësaj sfide, është shumë e madhe, është shumë e fortë, mund t’ia dalim nëse trupa drejtuese e sistemit arsimor, vihet në dispozicion të kësaj sfide. Sot misioni i mësuesit nuk ishte më ai që ishte. Sot, misioni i mësuesit është një Shqipëri e cila rritet së bashku ashtu siç duhet nesër. Unë besoj se është domethenëse aleanca me partnerët që janë sot të ftuar, Banka Botërore. Ka vendosur një pjesë të konsiderueshme të portofolit, t’ia japë arsimit dhe digjitalizimit. Falë mbështetjes, do të kemi qindra laboratorë të tjerë smart nëpër shkolla. Kemi BE, ambasadori foli dhe BE sot, duke kuptuar këtë nevojë, shqetësim të madh, ka ndryshuar qasjen dhe ka vendosur për një vend që mnuk është anëtar në BE, instrumenta të rinj financiar, që deri dje i gëzonin vende të BE. Me planin e ri të rritjes ekonomike të bërë nga KE për vendet tona, ne do të kemi mundësi të vëmë më shumë financa në dispozicion të rritjes ekonomike dhe do të fokusohemi te arsimi. Është sektori më strategjik, është sektori që garanton se si do të jetë e ardhmja. ADF e kemi partner të rëndësishëm, shpresoj që ADF të marrë shembull nga qeeria shqiptare dhe të hapë pak më shumë portofolin.
Dua të mos harroj UNICEF-in, që ka një qasje shumë më aktive se më parë, dhe fondacioni i Shoqërisë së Hapur, Sorosi, që vazhdon ndihmon, edhe pse jo si më parë. Ka ndihmuar më shumë Soros kur ishin në pushtet ata që e mallkojnë. Ky nuk është një moment si gjithë të tjerët, ky program i ri nën lidershipin e Ogertës, nuk është progam si gjithë të tjerët. Është moment historik”, theksoi ai./abcnews.al