Rama ndan fotot nga takimi me ministrin e Jashtëm turk: Mik i çmuar, një prej mendjeve më të mprehta që kam pasur privilegjin të njoh

schedule08:45 - 30 Janar, 2024

schedule 08:45 - 30 Janar, 2024

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa fotografi në rrjete sociale nga takimi që zhvilloi të hënën me ministrin e Jashtëm turk, Hakan Fidan. Kreu i qeverisë e cilëson Fidan si një mik të vjetër dhe si një prej ‘prej mendjeve më të mprehta që kam pasur privilegjin të njoh në arenën ndërkombëtare’.

“Disa momente nga takimi si gjithnjë mbresëlënës me një mik të çmuar e tanimë të vjetër, një prej mendjeve më të mprehta që kam pasur privilegjin të njoh në arenën ndërkombëtare, ministri i jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan”, ka shkruar kryeministri Rama në Facebook.

Një ditë më parë, Fidan zhvilloi një takim edhe me homologun shqiptar, Igli Hasani. Në një deklaratë për mediat, ministri turk i kërkoi sërish Shqipërisë që të shkatërrojë të gjitha lidhjet e organizatës gyleniste Feto, rivalët politikë të Erdogan, të cilët janë shpallur nga Ankaraja si organizatë terroriste./abcnews.al