Ulet mosha për vaksinën e fruthit, mjekët: Mund ta aplikojnë sapo mbushin 9 muaj

schedule15:39 - 29 Janar, 2024

schedule 15:39 - 29 Janar, 2024

Me hyrjen e fruthit edhe në Shqipëri  Instituti i Shëndetit Publik  rekomandon kryjen e vaksinës tek fëmijët që në muajin e nëntë të jetës. Ulja e moshës  nuk  prek kalendarin normal të vaksinimit.  Mjekët pediatër thonë se synon parandalimin e shpërthimeve epidemike dhe mbrojtjen e të vegjëlve nga infeksioni me shkallë të lartë përhapje.

“Në risitë ishte se mund të bëjnë vaksinën dhe fëmijët 9 muaj,   ky konsiderohet vaksinim rebel, që nuk konsiston me  vaksinimin e radhës, në momëntin që mbushet viti ai përsëri mund të fuet në vaksnim dhe në momëntin  tjetër  bëhet dhe rivaksinimi për tu plotësuar doza e plotë në mënyrë që të  jenë të mbrojtur. Kjo është thjeshtë për të shamngur infeksionin e bebeve dhe për të ruajtur jetën e tyre. Nuk ndikon fare në shëndetin e femijë thjeshtë e mbron  nga një virus me shkallë infeksioni të lartë dhe  klinikë e rënduar që shkon mbi një muaj.”

Pas zbulimit  të  rasteve të para të fruthit në Shqipëri prindër që më herët e kishin shtyrë në kohë  vaksinimin e fëmijëve i janë drejtuar qendrave shëndetësorë për ta kryer.

Në qendrën numër dhjetë në  Tiranë  mjekët thonë se janë përballur me fluks  të shtuar të vegjlish.  Megjithkëtë ka ende  prindër  që refuzojnë kategorikisht.  Përmes një deklarate të tillë ata  marrin përgjegjesinë për pasojat që mund ti vijnë fëmijës nga mosvaksinimi.

Përhapja e fruthit sipas bluzave të bardha vjen nga moskryreja e vaksinës nga rreth  24% e fëmijëve nën 1 vjecc.

Pediatrit  hedhin poshtë  dyshimet e prindërve dhe apelojnë për mbrojtjen e të vegjëlve nga sëmundja tepër ngjitëse që con deri në humbje jete.

“Vaksina është përdorur që në vitet 60 dhe nuk ka fare ndikim në autizëm. Thonë se ka sasi mërkuri në tretësirën e vaksinës, por sasia e mërkurit që ka, kurrë nuk arrinë të shkaktojë autizëm. Fruthi është smëundje infektive me kontagjiositet shumë të lartë, gati 18 herë më të lartë se përhapja e  viruseve të zakonshme, përhapet përmes spërklave.”

Pas rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë Instituti i Shëndetit Publik i ka kërkuar qendrave shëndetësore të  evidentojë personat e rrezikuar për tu infektuar, transmetuar sëmundjen dhe të pavaksinuar ndërsa institucioneve arsimore të mos pranojnë fëmijë që nuk e kanë e kanë kryer vaksinën. Të lindurve  nga vitet 80 deri në 99 që nuk kanë marrë dozën e dytë kundër fruthit gjatë fushtatave të vaksinimit në  vitet 2000-2001 dhe 2016- 2017 specialistët e shëndetit publik i bëjnë thirrje ta bëjnë atë.