Irani hodhi poshtë një raport që pretendonte se Kina i bëri presion për të frenuar sulmet e grupit Houthi ndaj anijeve në Detin e Kuq, pasi ndërprerjet tregtare të shkaktuara nga raketat jemenase prekën anijet kineze.
Duke folur për gazetarët në Teheran, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Nasser Kanaani tha se një pretendim i tillë është “thelbësisht” i gabuar dhe është e paqartë se nga e ka origjinën, shkruan Al Jazeera.
Ai vuri në dukje se Ministria e Jashtme e Kinës gjithashtu hodhi poshtë akuzat.
“Republika Islamike e Iranit dhe Kina, si dy vende mbështetëse të konvergjencës dhe zhvillimit të përbashkët, kanë deklaruar gjithmonë angazhimin tonë për vendosjen e drejtësisë rajonale dhe ndërkombëtare, zgjidhjen e konflikteve në mënyrë paqësore dhe kundër tensioneve të reja”, theksoi Kanani.
Houthi-t e lidhur me Iranin thonë se sulmet e tyre janë në mbështetje të popullit të Gazës. Presidenti i Kinës Xi Jinping ka bërë thirrje për një armëpushim dhe për t’i dhënë fund “ndëshkimit kolektiv” të palestinezëve./abcnews.al