Protestuesit hedhin supë mbi pikturën e Mona Lizës

schedule11:27 - 28 Janar, 2024

schedule 11:27 - 28 Janar, 2024

Protestuesit kanë hedhur supë mbi pikturën e mbrojtur me xham antiplumb të Mona Lizës në Paris. Piktura e shekullit të 16-të nga Leonardo da Vinci është një nga veprat më të famshme të artit në botë dhe është e vendosur në Paris.

Një videon e postuar në rrjetet sociale shihen dy protestues që kërkonin të drejtën për “ushqim të shëndetshëm” duke thënë se “sistemi bujqësor është i shkatërruar”.

Mona Liza është e mbrojtur me xham që nga viti 1950, kur u dëmtua nga një vizitor që hodhi acid mbi të. Në vitin 2022, një aktivist hodhi tortë në pikturë, duke u bërë thirrje njerëzve që të “mendojnë për Tokën”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!