Dy të rinj janë arrestuar gjatë megaoperacionit policor “Tempulli 2”. Në pranga kanë rënë 23-vjeçari Ergys Përgjini dhe 19-vjeçari Robert Prendi.
23-vjeçari u kap në qendër të qytetit të Lezhës, ndërsa 19-vjeçari u kap në Shëngjin, teksa posedonin me qëllim shitjen, përkatësisht një sasi lënde narkotike kokainë dhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa, të ndara në doza.
Dozat u sekuestruan nga shërbimet e Policisë, në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al/