Finlanda do të zgjedhë një president të ri të dielën, më 28 janar, 10 muaj pasi vendi u bashkua me NATO-n në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.
Dy kandidatët kryesorë në zgjedhje janë ish-kryeministri Alexander Stubb nga Partia Konservatore e Koalicionit Kombëtar dhe ish-ministri i Jashtëm Pekka Havisto nga Partia e Gjelbër.
Sipas sondazheve të opinionit publik, Stub ka mbështetjen e 27 për qind të votuesve dhe Havisto 23 për qind, ndërsa shtatë kandidatët e tjerë janë shumë prapa tyre.
Në vendin e tretë është Jussi Hala-aho nga Partia e djathtë e Finlandezëve, me 18 për qind të mbështetjes, ndërsa Guvernatori i Bankës Qendrore të Finlandës dhe ish-komisioneri europian Olli Rehn./abcnews.al