Rripi i Gazës/ Hamasi mirëpret vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë

schedule19:05 - 26 Janar, 2024

schedule 19:05 - 26 Janar, 2024

Lëvizja palestineze Hamas përshëndeti këtë të premte vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë për kërkesën e Afrikës së Jugut për të vendosur masa urgjente kundër Izraelit për luftën e tij në Rripin e Gazës.

Hamasi gjithashtu i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të kërkojë që Izraeli të zbatojë vendimet e gjykatës dhe të ndalojë atë që e quan “gjenocid” të vazhdueshëm kundër palestinezëve.

Vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila zgjidh mosmarrëveshjet ndërmjet vendeve, janë ligjërisht të detyrueshme dhe përfundimtare. Megjithatë, gjykata nuk ka asnjë mënyrë për t’i zbatuar ato. Si për shembull, kur ajo i kërkoi Rusisë të pezullonte pushtimin e saj në Ukrainë./abcnews.al/abcnews.al