Fillimisht u duk se do të kishin një finale Itali-Gjermani, mirëpo nuk ka ndodhur kështu. Numri 6 i botës në tenis, Alexander Zverev ishte vetëm 1 set larg finales së madhe, të Grand Slam-it, “Australian Open”, mirëpo tashmë duket se do ta shohë përballjen e madhe, nga tribuna, me rusin Daniil Medvedev, që ishte thjesht i magjishëm, këtë të premte, duke kapur finalen e madhe të kompeticionit.
Gjermani 26-vjeçar po udhëhiqte pas 2 seteve të para 7-5 e 6-3, deri në momentin, kur rusi “ndezi motorrët”, duke fituar 2 sete radhazi me “tie-break”, 7-6, 7-6 dhe setin e fundit me rezultatin 6-3, duke realizuar një përmbysje magjike e duke dhuruar për plot 4 orë e 18 minuta spektakël, për tifozët e pranishëm në arenën e “Melbourne Park”.
Falë kësaj fitoreje të madhe, tashmë Daniil Medvedev do të ketë mundësinë të fitojë Grand Slam-in e dytë në karrierën e tij, pas triumfin, në US Open, në vitin 2021, teksa përballë në sfidën e së dielës do të ketë italian, Jannik Sinner, me 22-vjeçarin italian, që nga ana e tij nuk ka fituar kurrë një Grand Slam dhe pas eleminimit të Novak Djokovic duket më i “karikuar” se kurrë.
Ndërkaq, kujtojmë se përveçse siguroi finalen e madhe të “Australian Open”, me fitoren e madhe ndaj Zverev, 27-vjeçari rus shkoi emrin me “gërma të arta”, në historinë e sportit të tenisit, teksa u bë lojtari i 4-t në histori, që fiton sfidën, pasi ndodhej në disavantazhin 0 me 2, teksa më herët kjo gjë është bërë nga Kevin Curren, në vitin 1984, Arnaud Clement, në vitin 2001, si dhe Marcos Baghdatis, në vitin 2006. /i.m /abcnews.al