Juristja Brizida Gjikondi në një intervistë në Tirana Live në ABC komentoi mbledhjen e sotme të Komisionit për reformën Zgjedhore që u mbajt online, pasi mbledhja fizike u pengua nga deputetët e opozitës.
Gjatë kësaj intervistë, Gjikondi tha se vendimi për herësin nga Kushtetuesja duhet të zbatohet.
“Sa kohë bëhet online evitohet edhe çështja e përplasjes dhe degradimit të punës gjatë mbledhjes. Nëse është një ligj në Shqipëri ku ka shumë formula është ligji zgjedhor”, u shpreh ajo.
Gjithashtu shtoi se Partia Demokratike po e kalon krizën e saj në Parlament dhe se përplasja mes tyre është personale dhe jo për ndryshime zgjedhore.
“Ajo që kërkon Alibeaj ka të njëjtën orientim me grupin e Bylykbashit dhe Bardhit është për të ardhur keq që PD krizën e saj të thellë po e kalon edhe në parlament. Në të gjithë atë grup njerëzish vlerësoj Alibeajn pasi duket një njeri i ekuilibruar. Por përçarja apo manovrat që bëjnë ndaj njëri-tjetrin janë për situata personale. E gjitha kjo duket si një ‘luftë gjelash’, pasi nuk i bashkon morali, Bardhi e di shumë mirë se me saktësimet që do të bëhen ne Kodin Zgjedhor, se nuk ka gjë në vijë me Alibejan dhe Bashën dhe do të hidhet nga Berisha. Përpiqet të duket largpamës. Aty është një luftë ujqërish se kush do të jetë i pari. Por unë e shoh të zymtë bashkimin Bardhit me Nokën”, tha ajo.
E ndalur tek drejtësia, ajo theksoi se sot po shohim që drejtësia po godet pa dallim partiak.
“SPAK është institucioni më i mbështetur nga shqiptarët”, tha ndër të tjera ajo.
/abcnews.al/