Stërvitja më e madhe ushtarake e NATO-s, Kremlini: Politika anti-ruse e Perëndimit është në kulmin e saj

schedule16:18 - 25 Janar, 2024

schedule 16:18 - 25 Janar, 2024

“Perëndimi po bën gjithçka kundër Rusisë, siç dëshmohet nga mbajtja aktuale e stërvitjes më të madhe të NATO-s”. Kështu u shpre  zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, shkruan Tass.

“Strategjia për të frenuar vendin tonë, për të ushtruar presion mbi të, nuk ka shkuar askund. Herë përshkallëzohet, herë ulet. Tani ndoshta është në kulmin e saj. Ushtrime të tilla janë prova më e mirë për këtë,” shtoi ai.

Peskov vuri në dukje se Perëndimi mban një pozicion shumë të qartë anti-rus, i cili përcaktohet nga NATO, ndërsa retorika e aleancës “është e përcaktuar përtej oqeanit, në Uashington”.

Zëdhënësi i Kremlinit është pyetur për politikën e Perëndimit në kuadër të vizitës së sotme të presidentit rus Vladimir Putin në rajonin e Kaliningradit.

Duke komentuar situatën në rajon, Peskov theksoi se “Kaliningrad është një pjesë integrale e Rusisë” dhe është e rëndësishme që autoritetet të mbajnë të gjithë sistemin e mbështetjes jetësore të rajonit në një gjendje funksionale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!