Janë shënuar dy gola të shpejtë në sfidën mes Slavia Prague dhe Barcelonës. Pasi pjesa e parë u mbyll 0-1 në favor të katalanasve, e dyta nisi me gol të vendasve. Ishte mbrojtësi i majtë, Boril, ai që shnëoi për Slavia Prague, duke barazuar shifrat (50′). Por shtatë minuta më vonë, Barcelona do të rigjente avantazhin.
Luis Suarez i shpëton mbrojtjes në shtyllën e dytë dhe gjuan nga një diagonale shumë e vështirë. Olayinka është i pafat dhe e devijon topin drejt rrjetës së tij. Nigeriani nuk ia doli fillimisht të largojë topin, më pas bëri atë devijim vendimtar, duke lënë të shtangur portierin e tij./abcnews.al
Slavia Prague – Barcelona 1-2
Boril 50′ / Messi 3′, Olayinka (ag) 57′