Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 21 të arrestuarit në kuadër të operacionit policor “Tempulli 2”.
Në burg janë lënë Olger Plasa, Ledion Duro, Daniel Nako, Xhuliano Kondillari, Amarildo Alush, Gentian Valeni, Sotiraq Nikolla, Dhori Janko, Urim Rusi, Jorgo Caro, Lodian Tahiri.
Operacioni u finalizua 3 ditë më parë nga policia e Korçës.
Për të gjithë të ndaluarit prokuroria kërkoi masën arrest me burg, kërkesë që u pranua nga gjykata.
/abcnews.al/