VIDEO/ Blindohet gjykata në Elbasan, të arrestuarit e “Tempulli 2” mbërrijnë për masën e sigurisë

schedule10:37 - 25 Janar, 2024

schedule 10:37 - 25 Janar, 2024

Personat e arrestuar në Elbasan gjatë megaoperacionit “Tempulli 2” që u shtrirë në të gjithë vendin, dalin sot para gjykatës.

Në pamjet e siguruara nga ABC News, personat e arrestuar kanë mbërritur në gjykatë në masa të forta sigurie.

Kujtojmë se gjatë këtij operacioni që u shtri në Tiranë, Elbasan, Durrës, Shkodër dhe qytete të tjera, u arrestuan mbi 270 persona. Në fokus të këtij megaoperacioni ishte goditja e shpërndarësve të lëndëve narkotike dhe mbrojtja e nxnëseve.

Gjithashtu nga ky aksion u goditën anëtarë të organizatave kriminale të trakimit të drogës. Megaoperacioni “Tempulli 2” është ende në vijim.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!