Monza “blindon” sulmin, Galliani sjell në “Brianteo” dyshen napoletane

schedule10:36 - 25 Janar, 2024

schedule 10:36 - 25 Janar, 2024

Pas një sezoni, ku arriti të qëëndronte për një kohë të gjatë, në mesin e tabelës së renditjes, së kampionatit italian të futbollit, Serie A, tashmë skuadra e Monza-s dhe CEO i këtyre të fundit, Adriano Galliani, duke se kërkojnë “hapin e madh”, atë të kualifikimit, në një kompeticion të rëndësishëm evropian, siç konsideroeht edhe UEFA Conference League.

Në të tilla rrethana, “numri 1” i klubit ka reaalizuar afrimin e dy lojtarëve, me goxha potencial, nga kampionët në fuqi të Italisë, Napoli, lojtarë këta, që pritet t’i japin më shumë energji e karizëm sulmit të Monza-s, siç janë anësori italian, Alessio Zerbin dhe “fantazisti” serb, Matija Popovic, me këtë të fundit, që premton shumë.

Popovic u ble nga Napoli vetëm pak ditë më parë, nga “gjigantët” e Partizan Beograd, por “Blutë” nuk kanë asnjë vend ekstrakomunitari në ekip për këtë sezon dhe vendosën ta huazojnë te Monza deri në verë e me këta dy futbollistë, siç theksuam edhe pak më sipër, tekniku Raffaele Palladino do të ketë më shumë alternativa zgjedhjeje për pjesën e mbetur të sezonit. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!