Gjatë rrëfimit në emisionin “Pas Mesnate”, vajza e skulptorit të njohur, Odhise Paskali, Floriana Paskali, ka zbuluar anën e panjohur të babait të saj.
Ndër të tjera, ajo është ndalur te studimet e tij në Itali dhe deri te botimi i shënimeve të tij në vitin 2009.
Sipas Florianës, babai ka qene i vetëdijshëm për vlerën e veprave të tij, të cilat kanë pushtuar sheshet.
“Im at është laureuar në Universitetin e Torinos dhe që në rininë e hershme, mbante disa shënime. Ka mbaruar për letërsi dhe filozofi, edhe si i tillë i ka tërhequr çdo gjë në të gjitha fushat, si në fushën e artit, fushën e arkitekturës dhe të gjitha mbresat që kishte në jetë, i hidhte në një fletore me shënime. Në fillim i mendonte, pastaj me kalimin e kohës i hidhte në shënime. Në vitin 2009 nga Ministria e Kulturës u bë një botim i plotë.
Ai ka qene i vetdijshëm, që arti i tij do të jetojë ndër breza. Edhe këtë e ka shprehur në të gjitha shënimet e tij, qoftë në shënimet autobiografike, qoftë dhe në eset e tij. Ishte i ndërgjegjshëm për vlerën e veprave të veta. Më shumë kalonte koha, aq më shumë bëhej i ndërgjegjshëm. Aq më tepër deri në fund të jetës kur u nda në ’85, veprat ishin nëpër sheshe, nëpër vende publike që kanë marrë miratimin e të gjithë brezave, artdashësve dhe popullit, atëherë ishte i kënaqur. Shpesh thoshte që çdo artist do të jetë i lumtur, sikur të jetë në shesh publik, sepse përjetësohet. Siç e kanë thënë dhe kritik të artit është dhe artisti që pushtoj sheshet”./abcnews.al