Dmitry Medvedev, ish-presidenti rus dhe nënkryetari aktual i këshillit të sigurisë, pretendon se shkatërrimi i avionit Il-76 në Belgorod është rezultat i luftës së brendshme politike të elitave neo-naziste në Kiev”.
“Për të ruajtur pushtetin e tyre, elitat e Kievit do të vrasin lehtësisht personelin e tyre ushtarak dhe robërit e luftës. Ata do të bombardojnë pa mëshirë qytetet dhe fshatrat e tyre, duke bërë pluhur shtëpitë e tyre dhe duke djegur të moshuarit dhe fëmijët e tyre,” deklaroi Medvedev në llogarinë e tij në Telegram.
“Në fund të fundit, gjëja kryesore në lojë është fuqia dhe paratë”, shtoi ai./abcnews.al