Një zyrtar i lartë izraelit ka mohuar raportet se ka pasur përparim të rëndësishëm në bisedimet për një marrëveshje armëpushimi në Gaza.
“Raportet e progresit në bisedimet janë të rreme,” tha një zyrtar i paidentifikuar për mediat izraelite.
“Ka boshllëqe shumë të mëdha dhe nuk ka përparim në bisedime. Është shumë e ndërlikuar dhe ka një forcim të vazhdueshëm të pozicioneve nga ana e Hamasit”, tha ai.
Komentet vijnë pasi Reuters raportoi se Izraeli dhe Hamasi kishin rënë dakord në parim dhe se një shkëmbim pengjesh izraelitë me të burgosur palestinezë mund të arrihej gjatë një armëpushimi njëmujor, por plani kuadër u vonua për shkak të mosmarrëveshjeve në këtë çështje.
/abcnews.al