Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Kinës që t’i kërkojë Iranit të ndalojë Houthi-t. Sipas informacioneve, SHBA fillimisht ka folur vazhdimisht për këtë çështje me zyrtarë të lartë kinezë gjatë tre muajve të fundit.
Por, ka parë pak shenja ndihme nga Pekini deri më tani.
Houthi-t kanë sulmuar anijet në Detin e Kuq, duke ndërprerë transportin global dhe duke thelluar shqetësimet se pasojat nga lufta Izrael-Hamas mund të përhapen në Lindjen e Mesme.
Sulmet kanë detyruar vende si SHBA dhe Britania të marrin masa duke iu kundërpërgjigjur.
/abcnews.al