Neymar i kushtoi plot 222 milionë euro skuadrës së PSG-së, e cila pagoi klauzolën e tij për ta marrë nga skuadra e Barcelonës. Ylli brazilian u bë menjëherë lojtari më i shtrenjtë në botë dhe askush nuk i është afruar deri më tani. 27-vjeçari pritej të ishte lider absolut te skuadra parisiene, por deri më tani, ka humbur shumë ndeshje për shkak dëmtimi.
Ekzaktësisht, Neymar ka humbur 50% të ndeshjeve me PSG-në që nga transferimi i tij në Paris, një statistikë skandaloze. Kur PSG pagoi atë shumë faraonike prej 222 milionë eurosh, mendohej se ishte investim i zgjuar, por nuk po duket kështu.
Për më tepër, Neymar ka thënë publikisht se kërkon të larghet nga kryeqyteti francez, për t’u rikthyer në Barcelonë, por ky transferim nuk ndodhi në merkaton e verës./abcnews.al