Rekord historik negativ/ Mbi 1000 fatkeqësi natyrore në Brazil në një vit

schedule20:05 - 23 Janar, 2024

schedule 20:05 - 23 Janar, 2024

Brazili regjistroi më shumë se 1000 fatkeqësi natyrore në vitin 2023, pra më shumë se tre në ditë, diçka që ndodh për herë të parë në histori dhe lidhet drejtpërdrejt me ndryshimin e klimës, sipas ekspertëve.

Qendra Kombëtare e Monitorimit të Fatkeqësive Natyrore (Cemaden) regjistroi vitin e kaluar 1161 fenomene të tilla, veçanërisht përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut. Ky është numri më i lartë i raportuar që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 2011. Sipas këtij shërbimi publik, 132 persona humbën jetën dhe mbi 9 mijë u plagosën dhe të paktën 74 mijë mbetën të pastrehë nga dukuritë që lidhen me reshjet ekstreme.

Vlerësohet se shuma e dëmeve materiale arrin afërsisht 925 milionë euro.

Një klimatolog në Universitetin Federal të Rio Grande do Sul, Francisco Eliseo Aquino kujtoi se më shumë se 50 njerëz humbën jetën në përmbytjet shkatërruese të shkaktuara nga një tajfun në shtator. 60 të tjerë u vranë nga rrëshqitjet e dheut në shtetin Sao Paulo në shkurt. Përkundrazi, në rajone të tjera, si në Amazonë, u regjistrua një thatësirë ​​me përmasa historike.

Në fillim të këtij viti, siç kujton APE-MPE, të paktën 12 persona humbën jetën nga përmbytjet në Rio de Zhaneiro./abcnews.al