Megaoperacioni kombëtar përfshiu të gjithë vendin ku në pranga ranë mbi 270 persona. Në një komunikim për mediat, drejtori i Policisë së Tiranës Muhamet Rrumbullaku theksoi se nga operacioni u goditën anëtarë të shtatë bandave kriminale.
Gjithashtu ministri i Brendshëm, Taulant Balla theksoi se aksioni kundër trafikantëve të shitjes së narkotikëve do të vijojë.
Ndërkohë një natë më parë, policia e Elbasanit ka vijuar kontrollet në qytet. Në pamjet e siguruara nga ABC News shihen automjete të policisë që patrullojnë në qytet.
Ministri Balla paralajmëroi një ditë më parë se në fokus është siguria e nxënësve në shkolla dhe goditja e trafikantëve.
/abcnews.al/