SHQIPËRI- Sipas MeteoAlb, do të vijojë i ftohti siberian në vendin tonë duke kushtëzuar mot kryesisht të qëndrueshëm; për pasojë; orët e paradites do të dominohen nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare, ndërsa gjatë pasdites vranësirat bëhen më të dukshme në të gjithë territorin e vëndit, por nuk priten reshje mbetet situata problematike e ngricave në akset rrugore nga temperaturat disa gradë nën zero në të gjithë zonën Lindore.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -6°C deri në 15°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi permanent Verior duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 2 ballë./ abcnews.al