Këtë të hënë më Shkup është mbajtur Samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor, ku të pranishëm ishin dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Në një lidhje me Skype për “Ballkan Update”, ambasadori Albert Prenkaj deklaroi se Kosova dhe Serbia ishin të koordinuara për deklaratat.
“Nëse më lejoni unë do të filloj komentimin me deklaratën e presidentit Biden. Nga ana tjetër, mua fatkeqësisht më duhet ta them që kemi një ide e mirëkordinuar me Beogradin kur bëhet fjalë për deklaratat.
Uroj që kjo negociatë mos të ketë ndonjë rezultat se jemi në vitin 2024, viti i zgjedhjeve në Bashkimin Europian.
Në qoftë se vazhdohet me këtë retorikë, me këtë bashkëpunim prapaskenash mes Vuçiç dhe Kurtit, do të kemi ndëshkime të reja. Nga ana tjetër, Kosova nuk alternativë, ka vetëm një që është anëtarësimi, në BE dhe në NATO. Kemi një situatë, që mund të lexohet si diskurs i Kosovës, një imitim i keq i Republikës së Serbisë”.
Sa i përket, deklaratës së kryeministrit Rama, i cili njoftoi se do të mbahet në Tiranë një konferencë për Ukrainën dhe i pranishëm do të jetë dhe Zelensky, i cili do të vizitojë Shqipërinë për herë të parë, Prenkaj u shpreh:
“Tirana po tregon një pjekuri politike, krahas politikës së jashtme dhe shteteve të Europës. Kjo është hera e dytë, pasi Tirana ka qene qendra e takimit të figurave të mëdha europiane si ardhja e Macronit. Tashmë është hera e dytë, që Tirana e tregon këtë dhe është një mundësi e mirë që Zelensky të njoftohet me çështjen e Kosovës. Do të jetë një përpjekje që Ukraina përmes Shqipërisë t’i bëj hapat e saj të duhur në luftën e drejtpërdrejtë, krahas një kundërshtari që ka”./abcnews.al