TIRANË- Ngjarje e rëndë në Tiranë. Në Bulevardin “Gjergj Fishta” janë rrëzuar skelat e një pallati në ndërtim e sipër dhe për pasojë janë lënduar dy kalimtarë, përkatësisht Hysen Lavdari 70 vjeç dhe Imelda Shkëmbi 45 vjeç.
Dy të dëmtuarit ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Në ambientet e Policisë janë shoqëruar inxhinieri i pallatit dhe dy punëtorë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./n.m.abcnews.al