Ka shkuar mbi 25 mijë numri i të vdekurve në Gaza që nga fillimi i luftës Izrael-Hamas. Sipas të dhënave, 25,105 janë vrarë dhe 62,681 janë plagosur, sipas ministrisë.
Ushtria izraelite tha të dielën se aktivitetet ushtarake në Gaza po vazhdojnë, me “dhjetëra terroristë të vrarë dhe sasi të mëdha armësh të sekuestruara”.
Ndërkohë kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se nuk do të pranonte kërkesën e Hamasit për t’i dhënë fund luftës në këmbim të lirimit të pengjeve të mbajtura në Gaza.
/abcnews.al

